Ekspozita “Gjithë lotët tanë” u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave.” Ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Evropian është implementuar në Serbi, Maqedoni të Veriut, dhe Kosovë nga një konsorcium organizatash të përbërë nga:
Iniciativat Qytetare (Gradjanske inicijative): Iniciativat Qytetare është një organizatë e shoqërisë civile e cila për tashmë 25 vjet punon në edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre, demokracinë, shoqërinë civile dhe në atë se si të jenë qytetarë aktivë dhe të barabartë në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre. Vizioni i organizatës “Iniciativat Qytetare” është një shoqëri e drejtë e qytetarëve të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe rolin e tyre, shoqëri aktive dhe e zëshme në dialog të vazhdueshëm me një shtet të hapur dhe të përgjegjshëm. https://www.gradjanske.org
Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (International Center for Transitional Justice ICTJ): ICTJ punon krah për krah me viktimat për të arritur njohjen dhe korrigjimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, për të kërkuar llogari nga ata që janë përgjegjës, për të reformuar dhe ndërtuar institucione demokratike dhe për të parandaluar përsëritjen e dhunës ose shtypjes. https://www.ictj.org
OJQ Integra: Misioni i Integra-s është të ndihmojë zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në kontekstin e të drejtave të njeriut dhe integrimit, duke trajtuar dhe promovuar rrëfime dhe përvoja të komuniteteve të margjinalizuara, duke kontribuar kështu në proceset demokratike, ndërtimin e besimit dhe bashkëjetesës paqësore. https://www.ngo-integra.org
Iniciativa e Re Sociale (NSI): NSI është një organizatë e shoqërisë civile që fuqizon komunitetet joshumicë për të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe institucionale të Kosovës dhe rrit besimin në mes të komuniteteve duke i mbështetur ata që të merren me të kaluarën dhe të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. https://newsocialinitiative.org/
Aksioni Paqësor (Mirovna akcija): Aksioni Paqësor është një organizatë jofitimprurëse e aktivistëve që punon në ndërtimin e paqes dhe promovimin e kulturës së mosdhunës përmes inicimit dhe edukimit të dialogut konstruktiv, duke u marrë me të kaluarën, arsimin e integruar dhe bashkëpunimin rajonal. https://mirovnaakcija.org
PAX: PAX është organizata më e madhe e paqës në Holandë. Ajo punon për të mbrojtur civilët nga aktet e luftës, për t’i dhënë fund dhunës së armatosur dhe për të ndërtuar paqen gjithëpërfshirëse. PAX punon në zona konflikti në mbarë botën me partnerë lokalë dhe njerëz të cilët, ngjashëm, besojnë se secili ka të drejtën për një jetë dinjitoze në një shoqëri paqësore. https://paxforpeace.nl
