Një nga rezultatet kryesore të projektit Fuqizimi i Zërave Gjithëpërfshirës të Viktimave (FZGjV – SIVV) është produkt i grupeve të përbashkëta të parimeve të drejtësisë tranzicionale (DT) me bazë në vend, domethënëse për grupet e viktimave në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë si dhe në nivel rajonal.  

Qëllimi kryesor ishte krijimi i parimeve të DT-së me viktimat në qendër dhe praktike në nivel kombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor që janë të rëndësishme për jetën e përditshme të viktimave.  Objektivat specifike të parimeve janë përcaktuar në detaje në preambulë.

Është vendosur që produkti përfundimtar duhej të ishte i shkurtër, konciz dhe i qartë, duke përmbledhur vlerat dhe parimet thelbësore të viktimës. Arsyeja themelore ishte të drejtonte sjelljen, diskursin dhe komunikimin për çështjet e viktimave.  

 Anëtarët e Konsorciumit SIVV nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova punuan me grupet e viktimave për të zhvilluar parime kombëtare të zbatueshme për nevojat dhe kontekstin e tyre. Një nga pyetjet kryesore të bëra në nivel kombëtar ishte: “cili është ndryshimi dhe procesi që dëshironi të shihni në të ardhmen?

Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ – QNDT) dha komente mbi draftet fillestare dhe ofroi përvoja krahasuese për shqyrtimin e konsorciumit. Pasuan konsultime të mëtejshme në nivel terreni dhe u zhvilluan parime të rishikuara.

Më pas, ICTJ përgatiti një draft preambulë dhe konsolidoi 3 grupet e parimeve kombëtare në një draft të parimeve rajonale. U identifikuan biseda kolektive, tema dhe gjëra të përbashkëta. U tregua kujdes për të kapur të gjitha parimet e propozuara nga niveli kombëtar, pa u futur në përsëritje. 

Parimet u shqyrtuan dhe u debatuan në takimin e dytë rajonal të SIVV-së në Prizren nga data 20 – 21 maj 2023.  U arrit konsensus i përgjithshëm dhe u bënë disa modifikime në draft parimet. Parimet janë pajtuar nga të pranishmit dhe u miratuan nga Konsorciumi. Grupet individuale të viktimave janë të lira t’i adoptojnë ato zyrtarisht pasi strukturat e tyre drejtuese ose bordet t’i miratojnë ato.     

Parimet tani mund të përdoren për të udhëhequr vendimet dhe zgjedhjet e grupeve të viktimave në Ballkanin Perëndimor. Ato gjithashtu mund të bëhen një platformë rreth së cilës viktimat mund të bashkohen dhe të mobilizohen për të arritur kërkesat e tyre.  Sfida është se si të veprohet me kuptim të plotë dhe të bëhen ato të funksionojnë në nivel kombëtar dhe rajonal.